Kaloni te përmbajtja

Korrik 2026

Përfundojnë punimet strukturore në Joy Residences – The Villas.

Përfundojnë punimet strukturore në Joy Residences – The Villas.

Joy Construction ka përfunduar punimet strukturore në Joy Residences – The Villas, në të gjitha ndërtesat e rezidencës, nga vilat te godinat e apartamenteve. Punimet nisën në qershor 2024 dhe përfshijnë garazhet, strukturat e ndërtesave dhe muraturën.

Edhe Clubhouse është përfunduar plotësisht, bashkë me fasadën. Tani po ndërtohen dhe pajisen shërbimet që do të ofrojë, bar-restoranti, supermarketi dhe farmacia.

Punimet strukturore u realizuan brenda afateve të planifikuara, pa e cenuar cilësinë për hir të shpejtësisë. Çdo fazë kaloi kontrollet e nevojshme të cilësisë, ndërsa në kantier nuk u shënua asnjë aksident, në përputhje me politikën e Joy Construction për zero aksidente.

Projekti ka hyrë tani në fazën e rifiniturave, duke iu afruar përfundimit. Në ndërtesat e tjera ka nisur ndërtimi i fasadave, ndërsa vazhdojnë punimet e brendshme, si instalimet hidraulike dhe elektrike. Njëkohësisht, Joy Construction po nis ndërtimin e rrugëve të brendshme të rezidencës.

Vilat dhe apartamentet e Joy Residences – The Villas janë në shitje dhe kanë gjetur interes të lartë që në fazat e para të ndërtimit. Më shumë informacion për projektin gjendet në faqen e tij, joyresidences.al.